INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Starova jep dorëheqjen nga Partizani: Respektova tifozerinë

Starova jep dorëheqjen nga Partizani: Respektova tifozerinë

Publikuar më: 08:12 11-07-2017

Sulejman Starova ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i teknikut të skuadrës kryeqytetase, duke mbajtur tashmë vetëm rolin e këshilltarit të presidentit Gazment Demi.

“Në respekt te kërkesës se tifozëve i kam paraqitur presidenti Demi dorëheqjen time me qëllim që të mos cenohet harmonia në familjen e Partizanit”, u shpreh Starova për këtë vendim i cili në fakt qarkullonte në klubin e kuq prej disa ditësh.

Dje, grupimi “Ultras Guerrils” kërkoi nga klubi i Partizanit largimin e Starovës nga drejtimi i skuadrës, duke fajësuar atë për dështimin në Ligën e Europës. Pritet që klubi të diskutojë këto ditë variantet për emrin e trajnerit të ri ku më i mundshmi është ai i Mlladen Milinkoviç.

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711