IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Starton në IN Tv ‘Medicin’. Çdo të martë ju ftojmë të ndiqni këshillat e mjekëve më të mirë [VIDEO]

Starton në IN Tv ‘Medicin’. Çdo të martë ju ftojmë të ndiqni këshillat e mjekëve më të mirë [VIDEO]

Publikuar më: 18:05 14-11-2018

Emisioni më i ri mjekësor në IN Tv Albania “Medicin” ka trokitur në shtëpitë tuaja të martën në mbrëmje duke trajtuar simptomat, shkaqet dhe parandalimin e sëmundjes së diabetit. Në këtë puntatë të parë emisioni i prezantuar nga doktoreshë Fiona Nasto, ku i ftuar në studio ishte mjeku endokrinolog Florian Toti, përcolli te shikuesit gjithçka që ata duhet të dinë rreth kësaj sëmundje, ndërsa pacientët me diabet morën këshilla sesi ata duhet të ushqehen. "Diabeti tip 1 nuk është i parandalueshëm. Diabeti tip 2 është një sëmundje që mund të parandalohet 30 deri në 50 për qind të rasteve, mund te fitohen 5 deri në 10 vjet pa u shfaqur diabeti me një mënyrë të shëndetshme jetese. Ecja prej të paktën 45 minuta në ditë mund të parandalojë gati 30 për qind të rasteve një humbje prej 5 % mund të bëj që shifrat e diabetit të përmirësohen, aq sa në një farë mënyrë diabeti të zhduket. Diabeti varet nga dy gjëra; nga goja se çfarë i japim dhe nga këmbët se sa lëvizim"-thotë mjeku Florian Toti. 

Të gjithë qytetarët duhet të bëjnë të paktën një matje glicemie në vit, për të parandaluar sëmundjen. 14 nëntori është Dita Botërore e Diabetit dhe tema e përzgjedhur nga institucionet shëndetësore këtë vit është “Diabeti problem për çdo familje”.
Por si duhet të ushqet një i sëmurë me diabet. Ja çfarë sygjeron doktor Florian Toti. "Modeli i pjatës që përdoret për personat me diabet ku gjysma e saj duhet të jetë më perime, 1/4 e pjatës duhet të jenë karbohidrate, (pra buka, orizi,makaronat, patatet) dhe ¼ e pjatës duhet të jenë proteinat, (djathi mishi kremvicet, veza e me radhë). Gjithmonë e shoqëruar kjo me dy ose 3 kokrra fruta gjatë ditës me dy racione qumësht ose kos, dhe çdo ditë duhet të konsumohen të paktën 6 gota uji"-këshillon Toti.  
Emisioni “Medicin” transmetohet çdo të martë në orën 17:00 dhe çdo herë do të sjellë te ju informacione dhe këshilla për parandalimin, mjekimin apo shërimin e sëmundje të ndryshme.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494