INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Statistika tronditëse, në Shqipëri në 2 ditë 1 person humb jetën prej aksidenteve

Statistika tronditëse, në Shqipëri në 2 ditë 1 person humb jetën prej aksidenteve

Publikuar më: 09:42 22-03-2019

Në dy muajt e parë të vitit, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 24. Kjo shifër e frikshme është publikuar nga INSTAT, pra i bie që në 2 ditë të ketë një humbje jete vetëm nga aksidentet. Nga dhënat rezulton se 85% të vdekjeve nga aksidentet ishin për shkak të drejtimit të gabuar të mjetit. Në dymujorin e parë 2019, aksidentet rrugore, në 15.7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 29.4% krahasuar me një vit më parë.

Nga të dhënat mësohet se vetëm në muajin shkurt u shkaktuan 125 aksidente rrugore nga 113 aksidente në shkurt 2018, duke u rritur me 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në shkurt 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 154 persona nga 148 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 4.1%. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25-35 vjeç, duke zënë 28.8% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Rrugët në Shqipëri po "vrasin" më shumë se në çdo vend tjetër të Europës, së bashku me Bosnjën dhe ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824