Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një kishë në shtetin Coahuila de Zaragoza të Meksikës. Hetuesit e rasteve paranormale kanë siguruar një video, në të cilën duket se si portreti i Jezu Krishtit hap sytë dhe shikon pak sekonda, dhe më pas i mbyll sërish.
Në sfond dëgjohet shërbimi fetar që po mbahet në kishë. Pas kësaj video e cila po qarkullon në internet të shumtë janë ata që e konsiderojnë këtë një iluzion optik dhe se videoja është e modifikuar.
Menaxheri i faqes së kishës dhe eksperti i rasteve paranormale, Ivan Escamilla, ka deklaruar se videoja është e vërtetë, shkruan Mirror. Ai tha se më shumë se 20 proftërinj, skulptorë, redaktorë dhe ekspertë të efekteve speciale kanë mbetur të habitur dhe ata kanë kaluar javë duke analizuar videon.
Ndërsa besimtarët kanë mbetur pa fjalë dhe e konsiderojnë këtë si një mrekulli.