IN SPORT
Statuja që i bënë yllit të futbollit në vendlindje, kush është?

Statuja që i bënë yllit të futbollit në vendlindje, kush është?

Publikuar më: 16:28 21-09-2018

Sulmuesi i Monaco, Radamel Falcao, është nderuar në vendlindjen e tij në Kolumbi me një statujë gjigante, por ka një problem. Personazhi i paraqitur në skulpturë nuk i ngjason aspak. Statuja 20 metra e gjatë është vendosur në Santa Marta, në Kolumbi, atje ku ai ka lindur.

Statuja e bardhë paraqet Falcao me dy gishtat tregues drejt qiellit, një mënyrë si sulmuesi i feston golat e shënuar, por fatkeqësisht askush nuk mund ta dallojë se ajo statujë është për nder të 32-vjeçarit, sepse nuk i ngjason aspak atij.

Por artisti që e ka bërë, Antonio Irisma Arias, tha për “El Tiempo”: “Për disiplinën, përkushtimin dhe mënyrën si lufton, Falcao është një idhull për të gjithë vendin tonë Santa Marta dhe për këtë vendosëm këtë statujë. Të gjithë e dinë që ai është Falcao dhe atë që përfaqëson për ne. Respekti dhe dashur për të nuk njeh kufij.”

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032708644866943