INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VIDEO/ Statusi i Jorida Tabakut e fut në sherr me Ramën…

Publikuar më: 15:21 05-05-2016

Kryeministri Edi Rama në seancën plenare ka replikuar me demokaten, Jorida Tabaku. Shkak u bë mungesa e informacionit, që kishte Rama në lidhje me stausin e deputetes.
Rama: “Për sa i përket raporteve, zonjë apo zonjushë se nuk jam i qartë për statusin, të kërkoj ndjesë për këtë”.
Po Tabaku reagoi duke thënë se ndihet e ofenduar se Edi Rama është duke u marrë me faktin nëse janë apo jo të martuara deputetet. Tabaku në fakt kur i foli Ramës iu drejtua me ti dhe kjo i bëri përshtypje kryeministrit. Ai teksa i kërkoi ndjesë me justifikimin se nuk e dinte në ishte zonjë a zonjushë i tërhoqi vëmendje duke i kërkuar, që ti drejtohej me ju.

Article Logic
Execution time: 0.0032289028167725