Një prej projekteve më të rëndësishme të këngëtarit, ndoshta me i rëndësishmi deri tani (siç e quan vetë ai) në karrierën e tij muzikore, në fakt është pritur me shumë interes nga dashamirësit e muzikës së tij. Kjo duket edhe nga shitja e menjëhershme e biletave për koncertin e fundvitit “Mes Yjesh”.
I ftuar këtë pasdite në Pop Culture, Dren Abazi, përveç të rejave nga muzika, ka rrëfyer më shumë për veten, për lidhjen me Tiranën, qyteti që i pëlqen shumë, por edhe për disa detaje të tjera personale.
Përballë pyetjes “cili është statusi i momentit”, Dreni përgjigjet me të qeshur me një përgjigje diplomatike: “Si gjithmonë…”, ndërsa pas pyetjes pasuese “Single?”, përgjigjja përsëritet: “Si gjithmonë…”