INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sterilizimi dhe kastrimi i maceve, ja për çfarë duhet të përgatiteni

Sterilizimi dhe kastrimi i maceve, ja për çfarë duhet të përgatiteni

Publikuar më: 10:45 05-06-2016

Shumë njerëz mendojnë se po t’i nënshtrojnë kafshët e tyre ndaj këtyre operacioneve ato do të ndryshojnë karakter, ndërkohë që kjo nuk është fare e vërtetë.

Macet arrijnë pjekurinë seksuale rreth moshës shtatë-tetë mujore dhe kur afrohet periudha e riprodhimit ato mund të tërbohen pak. Maçokët fillojnë të sperkasin shtëpinë me urinë dhe si ata, si macet kërkojnë të largohen nga shtëpia për t’u riprodhuar. Por për një mace ose maçok që është mësuar në shtëpi përveç rreziqeve të botës mund t’i ngjiten sëmundje si leuçemia e maceve ose SIDA e maceve. Për t’i shmangur këto duhet kryer sterilizimi ose kastrimi. Pasi janë kryer këto operacione duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me ushqimin që i jepni maces. Ka ushqime specifikisht të prodhuar për pas këtij operacioni, por edhe në vazhdimësi duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me sasinë e ushqimit. Me heqjen e instiktit të riprodhimit maces i shtohet shumë oreksi dhe është shumë e thjeshtë që të arrijë ne obezitet. Këshillohuni me veterinerin tuaj për sasinë e ushqimit që i duhet dhënë dhe për ushtrime të reja që macja juaj të jetë në formë. Ditën e parë pas operacionit sigurohuni që t’i krijoni kushte të mira maces tuaj pasi temperatura e saj do të bjerë. Gjithashtu për minimalisht dy javë nuk duhet ta lani macen pasi nëse plaga preket nga uji ajo infektohet. Ndodh shumë rrallë, por macja mund të tentojë të heqë penjtë e plagës së operacionit, nëse jeni përballë kësaj situate vizitoni menjëherë mjekun veteriner.

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609