INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sterilizimi dhe kastrimi i qenve

Sterilizimi dhe kastrimi i qenve

Publikuar më: 17:15 11-06-2016
Arsyeja kryesore për të kryer këto operacione është për t’i dhënë qenit një qetësi hormonale. Në këtë mënyrë qentë janë më të qetë, janë më pak impulsivë dhe shëndeti i tyre është më normal gjatë gjithë jetës.
Te femrat cikli fillon pas moshës gjashtë mujore dhe dihet se sërish pas gjashtë muajsh  cikli do të vijë. Me këshillimin e mjekut veteriner këshillohet që sterilizimi të kryet pasi të jenë zhvilluar plotësisht organet gjenitale femërore. Me sterilizim nënkuptojmë heqjen e mitrës si organ ose heqjen e vezoreve. Kjo i sjell kafshës qetësi të plotë hormonale. Përpos kësaj, në këtë mënyrë shmangim edhe rreziqe të ndryshme shëndetësore që mund të ketë qeni. Ka raste ku femrat kalojnë një shtatëzani të rreme, i krijohet iluzioni psikologjik se është shtatzanë, fillon të sjellë qumësht dhe me prodhimin e qumështit mund të kalojnë në Mastite ose në tumore të saj. Përsa i përket meshkujve varet gjithmonë nga rraca. Meshkujt e pakastruar janë më impulsivë dhe mund të jenë edhe më agresivë. Gjithashtu janë më të prirur të kenë sëmundje të prostatës dhe të infeksioneve urinare. Gjithmonë sugjerohet, si te mashkulli dhe te femra, qe mosha shtatë ose tetë vjeçare të mos i gjejë të pasterilizuar dhe të pakastruar. 
Kur operojmë një qen femër këshilla e parë është që ajo të mbahet në një ambjent të ngrohtë dhe të mos shqetësohet nga njeri ose kafshë të tjera. Ushqimi dhe uji duhen dhënë në sasi të vogël dhe kryesisht duhet të jenë jenë të lehta në mënyrë që stomaku ta përballojë në 24 orët e para pas operacionit.  Gjithashtu në javën e parë pas operacionit levizjet dhe ushtrimet duhet të jenë në minimum dhe me kalimin e kohës ato duhen shtuar gradualisht. Pas kryerjes së këtyre operacioneve, qenve u shtohet oreksi dhe duhet bërë shumë kujdes me dhënien e ushqimeve. Kështu që qenit i duhet një dietë e mirë e shoqëruar me shumë ushtrime.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322