INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stërkaj e Hajdarmataj ndajnë ‘kufijtë’ në Kuvend

Stërkaj e Hajdarmataj ndajnë ‘kufijtë’ në Kuvend

Publikuar më: 13:41 27-10-2016

Debati për bujqësinë ka vënë përballë dy deputetët e zonave të veriut, Paulin Stërkaj i Shkodrës dhe Mimoza Hajdarmataj e Tropojës, të cilët kanë shkëmbyer replika në lidhje me situatën ekonomike.

Gjatë fjalës së saj nga foltorja e parlamentit, deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj pohoi se e vetmja zgjidhje për popullin është hashashi, pasi ekonomia e fshatit është rrënuar. Ajo theksoi se fshati ndodhet në varfëri të tejskajshme, ndërsa mori shembullin e çmimit të gështenjave.

Por në reagimin e tij, deputeti i PS-së, Stërkajt, i cili iu drejtua se nuk ia dinte as emrin koleges parafolëse, u shpreh se Hajdarmataj nuk kishte asnjë informacion. Ai nuk kurseu të rikujtonte edhe fjalën ‘Alpin’, shprehje e përdorur dikur nga kryeministri Edi Rama.

Ai deklaroi në replikën e tij se: “Nuk ta di ende emrin. Nuk e di sesa e informuar je për çfarë ndodh për gështenjat në Shkodër. Bimët medicinale po shiten çdo ditë. Nuk e di se ca bëjnë alpinët e tu, por unë di ca bëjnë alpinët e mi”, tha me tone ironike deputeti Stërkaj.

Article Logic
Execution time: 0.0039808750152588