Në stërvitjen ndërkombëtare ushtarake “Imediate Response 19” që po mbahet në Kroaci në portin Gazhenica të Zarës, kanë zbarkuar pjesëtarët e forcave ushtarake të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
FSK bashkë me Ushtrinë e Shqipërisë, janë duke marrë pjesë në stërvitjet e aleatëve të NATO-së në Kroaci.
Në videot e shpërndara në mediat kroate duken edhe forcat shqiptare dhe ato kosovare.
Kujtojmë se në stërvitje po marrin pjesë edhe 17 helikopterë nga vendet aleate që kanë fluturuar në kazermën “Udbina”. Ndërkohë në mjedisin mediatik serb kanë nisur të delirojnë duke e cilësuar këtë stërvitje nën udhëheqjen e ndërkombëtarëve si një kërcënim për vendin e tyre.
Ushtrimet përfshijnë 1600 anëtarë të forcave të armatosura të Republikës së Kroacisë, Sllovenisë, Hungarisë, SHBA, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Polonisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Lituanisë, Maqedonisë Veriore, Bosnjës dhe Hercegovinës, Italisë dhe Gjermanisë.