As vetë nuk e dimë se si na kishte shpëtuar video e re e Steve Angello.
Eshtë fjala për këngën "The Ocean" e shkëputur nga albumi i parë solo i producentint "Wild Youth". Një klip vërtet i veçantë, i cili ndër të tjera flet për historinë e një boksieri shqiptar, portretizuar nga Ilir Latifi një boksier na Kosova i njohur në Amerikë, i cili në pamundësi për t'i siguruar të ardhura vajzës së tij të vogël, i duhet të punojë edhe në një fabrikë buke. Histori prekëse që Steve Angelo, ish pjesëtari i bandës Sweedish House Mafia, ka vendosur ta shoqërojë edhe me fjalë në gjuhën shqipe. Për më tepër ju lëmë ta shijoni vetë!