Era Istrefi është një ndër vajzat më me fat shqiptare dhe ndër ato më me stil, saqë bëri që e gjithë bota të kthejë sytë nga ajo. Edhe pse zhduket për një kohë të gjatë, ajo deri tani ka shumë projekte që bota po i dëgjon si 'Bonbon', 'Redrum', 'I love Yous', Live it up', 'Origami', 'Oh God' dhe së fundmi dy bashkëpunime mjaft të fuqishme 'Purpose' me Jonas Blue dhe 'Anything More' me Steve Aoki.
Ky i fundit ka qenë i ftuar në Latin Grammy dhe vlen të thuhet se miqësia e tij me yjet botërorë është vërtet e gjerë. Ai ka takuar të gjithë me rradhe, duke filluar nga Lele Pons deri te Maluma dhe këto momente i ka bashkuar në një dhe ka postuar një video ku në sfond ka këngën “Anything More” me Era Istrefin dhe ka bërë ‘tag’ Erën ku e shohin plot 7 milion ndjekesit e tij ne Instagram. Shumë yje nga bota e kanë përgëzuar për këngën, disa të tjerë e kanë pëlqyer si Anitta, ylli latin i shumë HIT-eve, apo edhe shumë komente, si nga Willy William, Sebastian Yatra dhe sigurisht ka marrë 3 emoji me sytë zemra nga Era. Epo suksese Erës dhe Steve Aokit në këtë projekt./intv.al/