Rudina Magjistari është padyshim një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është mjaft aktive dhe në rrjete sociale, ku nuk mungojnë fotot e ndryshme nga përditshmëria dhe jo vetëm.
Së fundmi, Rudina është bërë nostalgjike për të shkuarën. Ajo ka ndarë me ndjekësit dy foto nga fëmijëria e saj, 35 vite më parë, kur ishte vetëm 11-vjeç.
Fotot janë bardhë e zi dhe moderatorja ka treguar se janë realizuar në plazhin e Durrësit. Rudina shihet e veshur me pantollona të shkurtra dhe një bluzë.
“Plazh, Durrës, 1986. Syzet, në foton tjetër, mbaj mend që m'i huazoi fotografi për setin fotografik", ka shkruar ajo.