INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stili i ri i jetës, pa gluten

Stili i ri i jetës, pa gluten

Publikuar më: 14:45 12-06-2018
Në kohët tona moderne, mënyra e jetesës pa proteinën gluten është bërë një nga trendet më të njohura të dietës në gjithë botën. Sipas një studimi të bërë së fundmi, një në pesë persona tani reduktojnë ose eliminojnë tërësisht përdorimin e produkteve me gluten (një proteinë që gjendet në grurë, elb apo thekër) nga dieta e tyre. Shmangia e glutenit është vendimtare për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet  e zorrëve. Kjo për shkak se produktet me gluten dëmtojnë zorrën e hollë e të trashë dhe ushqyesit nuk mund ta absorbojnë ushqimin. Simptomat e saj përfshijnë diarenë, kapsllëkun, fryrjen e barkut dhe dhimbjet. Por vetëm rreth 1% e popullsisë vuan nga sëmundjet ‘celiac’, dhe ky numër nuk ka ndryshuar në vitet e fundit. Në një studim të këtij muaji, megjithëse numrat e të sëmurëve me celiac mbetën të njëjtë, numri i njerëzve që preferojnë një dietë gluten-free u trefishua, nga 0.5% e popullsisë deri në gati 2%.
Njerëzit kanë raportuar se humbën peshë, pasi shmangnin produktet me gluten. Ulrich Ladurner, ishte veçanërisht i interesuar për produktet gluten dhe filloi t'i shesë free. Ato u miratuan nga një mjek i Innsbruck, i quajtur Dr. Anton Schär.
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816