Beyonce dhe Jay Z po rezultojnë të pafat në gjuetinë e tyre për shtëpinë perfekte në Los Angeles.
Këtë herë ka qenë stilisti Tom Ford, ai i cili ka mundur çiftin e artistëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një vilë në L.A për të cilën Tom ka ofruar plot 50 milionë dollarë për ta blerë, ndërkohë që Beyonce dhe Jay Z 49 milionë. Në këtë mënyrë, për vetëm një milion dollarë, çifti Carter kanë humbur mundësinë të bëjnë të tyren vilën prej 14 mijë metrash katrorë me 9 dhoma gjumi e 10 banjo. Mbi të gjitha një shtëpi e ndërtuar që në vitin 1934, e banuar vetëm nga njerëz të pasur e të famshëm si aktori William Powell apo producenti i "James Bond", Albert Broccoli. Nuk qenka e shkruar që Beyonce dhe Jay Z të gjejnë shtëpinë e ëndrrave në L.A!