INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stilisti i njohur nuk duron më: Mjaft më quajtët gay, jam njeri! [FOTO]

Stilisti i njohur nuk duron më: Mjaft më quajtët gay, jam njeri! [FOTO]

Publikuar më: 21:58 18-12-2017

Është krijuar rëndom paragjykimi se shumë stilistë i cilësojnë si gay dhe një ndër ta është edhe ai. Bëhet fjalë për bashkëthemeluesin e një nga brandeve më të mirë në të gjithë botën, stilistin Stefano Gabbana.
Stefano në një intervistë të fundit ka dhënë një mesazh për të gjithë. Për “Corriere de la serra” ai është shprehur se ndihet i lodhur nga etiketimi si gay, dhe se nuk dëshiron që ta quajnë më të tillë.
“Nuk dua të më quajnë gay sepse jam thjesht një njeri. Pikë,” tha Gabbana për Corriere della Sera. “Fjala ‘gay’ është shpikur nga ata që duan të etiketojnë njerëzit dhe unë nuk dua të identifikohem nga prirjet e mia seksuale.”
Gabbana ka qenë gjithmonë i hapur përsa i përket seksualitetit të tij, por kupa u mbush.
“Mendova se mund të shpërhapja një kulturë të re, si një person i famshëm, një kulturë që s’bazohet në të drejtat e homoseksualëve, por në të drejtat e njeriut. Jemi njerëz para se të jemi gay, heteroseksualë apo biseksualë.”, përfundoi ai.

stefo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711