INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stilisti i njohur zbulon “sekretin” e Elvana Gjatës, ja pse ndodhet ajo në SHBA

Stilisti i njohur zbulon “sekretin” e Elvana Gjatës, ja pse ndodhet ajo në SHBA

Publikuar më: 10:03 23-04-2017

Diçka e madhe po vjen nga Elvana Gjata!

Këngëtarja e njohur na ka mbajtur “të lidhur” pas profilit të saj në Instagram ku na ka ngacmuar me shumë foto, mirëpo asnjë të vërtetë nuk kemi arritur të zbulojmë pas tyre dhe kureshtja është bërë çdo ditë e më e madhe. Por është stilisti i njohur Valdrin Sahiti ai i cili ka zbuluar “sekretin” e Elvanës pa qëllim. Në një intervistë për “Prive”, Valdrini ka treguar për krijimin e tij të fundit duke zbuluar në të njëjtën kohë edhe lajmin për Elvanën. I pyetur për veshjen që po i pëlqen më shumë në këtë periudhë, Valdrini përgjigjet: “Kam krijuar një jumpsuit të bardhë për Elvana Gjatën, në klipin e saj të parë ndërkombëtar dhe po më pëlqen, kam rënë në dashuri me atë veshje… “ thotë Valdrini.

Nuk mund të presim të shikojmë ç’ka “kurdisur” Elvana! 

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717