INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stimulimi i trurit përmes metodave jo-invazive

Stimulimi i trurit përmes metodave jo-invazive

Publikuar më: 11:07 31-05-2018
Truri është “organ elektrik” që vepron me “energji elektrike”. Hulumtues të shëndetit mendor janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për nevojën urgjente për trajtime të reja që lidhen me çrregullime të rënda psikiatrike.Gjendja e shumë pacientëve nuk është  arritur të përmirësohet edhe pas trajtimeve. Hulumtimet shkencore filluan të avancojnë drejt gjetjes së metodave të reja teknologjike edhe në fushën e psikiatrisë. Në këtë aspekt, metoda të reja të quajtura jo-invazive po përdorën me qëllim stimulimin e zonave të veçanta të trurit.
 
Këto janë metoda që janë premtuese për trajtimin e një numri të konsiderueshëm të çrregullimeve psikiatrike siç janë: Çrregullimet afektive, bipolaritet dhe depresion, autizëm etj. Duke u bazuar në njohuritë mbi neurobiologjinë e trurit, hulumtimet në këtë fushë po rriten me shpejtësi dhe ka shenja se 20 vitet e para të mijëvjeçarit tonë mund të jenë dekadat e “stimulimit të trurit në psikiatri” përmes metodave jo-invazive. Këto metoda veprojnë në dobi të stimulimit të trurit në fusha të caktuara me qëllim që të arrijnë të modifikojnë keqfunksionimin në tru përmes kalimit të rrymave të dobëta elektrike në qelizat e tij, duke shkaktuar ndryshime të lokalizuara neurokimike.
 
Qëllimi i kryesori i këtyre metodave është se, si duhet “përshtatur” aktivitetit fiziologjik i zonave specifike të trurit që nuk funksionojnë siç duhet për shkak të një çrregullimi psikiatrik. Përdorimi i teknikave të stimulimit të trurit, do të përmirësojë përçueshmërinë neuronale përmes molekulave kimike që janë përgjegjëse për çrregullimet psikiatrike. Teknika të tjera janë objekt i studimeve të gjera dhe mund të jenë në dispozicion për përdorim klinik në vitet e ardhshme. Gjatë dekadës së fundit, neuromodulimi ka dëshmuar përparime të rëndësishme në fushat e shkencës, mekanizmave, aplikimeve klinike dhe zhvillimit teknologjik. 
 trrrrrrr.PNG
Article Logic
Execution time: 0.003410816192627