INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stinë alergjish/ Mund zbuloni përmes shenjave nëse jeni prekur apo jo

Stinë alergjish/ Mund zbuloni përmes shenjave nëse jeni prekur apo jo

Publikuar më: 11:59 25-04-2019

Pranvera njihet dhe si stinë alergjish. Faktorët kryesor që ndikojnë janë ndotja e ajrit, polenat e luleve dhe bimë barishtore. Alergjitë e stinës shpesh ngatërrohen me virozat që janë patologji dhe shpesh herë pacientët i ngatërrojnë alergjitë me virozat dhe neglizhojnë, duke mos iu drejtuar qendrave shëndetësore.
Kur duhet t’i drejtoheni mjekëve për të zbuluar nëse jeni prekur nga alergjitë apo jo? Shenjat klinike të alergjive janë: kruarje dhe skuqje të syve, lotim, kruarje të hundës, sekrecione nazale, kruarje të pjesës së sipërme të qiellzës së gojës, kruarje të fytit, kollë, problem të lëkurës, e etj. Nëse alergjitë nuk trajtohen ato çojnë në komplikacione, deri tek astma bronkiale.
Më shumë të prekur janë moshat e reja, por edhe personat e grupmoshave 50-60 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172