INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stine baba, Roza Lati bëhet xheloze

Stine baba, Roza Lati bëhet xheloze

Publikuar më: 14:29 29-04-2016

Lajmi se Stine do të bëhej baba, ishte bërë i ditur nga vetë partnerja e këngëtarit  dhe kishte kohë që po qarkullonte në media.

Ndërsa tani  që diçka e tillë është konfirmuar, pritej me mjaft kuriozitet reagimi që do të kishte ish e dashura e këngëtarit, Roza Lati. Kjo e fundit është  dashuria e parë e tij dhe nuk e dimë nëse do të vazhdojë të mbetet e vetmja. Megjithëse pasi mori vesh lajmin, Roza i dha “bekimin” ish të dashurit me një “I’m happy for you” në Instagram, videoja e postuar jo më larg se mbrëmë, duket se tregon të kundërtën. “Jemi mbledhur  këtu i gjithë kasti  i “Dance With Me”, mungon vetëm Nesti se është shtatzënë”, ka thënë Roza me ironi -koment që e ka shoqëruar me të qeshura.

U munduam ta dëshifrojmë këtë mesazh të nënkuptuar të Rozës dhe i  vetmi kuptim që mund t’i jepnim ishte se në të kishte pak xhelozi për ish-in. Gjithsesi  Roza nuk është e vetmja që bën ironi me Stinen për këtë fakt pasi edhe fansat e shumtë të tij janë shprehur se nuk janë aspak dakord me zgjedhjen që ka bërë këngëtari i tyre i preferuar për femrën nga e cila pret një fëmijë.  Komentet e tyre nëpër portale të ndryshme, mbartin revoltë të shprehur me një gjuhë mjaft të ashpër.

 

Article Logic
Execution time: 0.0044548511505127