Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk është e mundur të ofrohet siguria për Europën pa Turqinë.
Në një fjalim në Gjermani, Stoltenberg theksoi se vendet jo-anëtare të BE-së luajnë rol të rëndësishëm në sigurinë e Europës.
Zyrtari i lartë u shpreh se mirëpret përpjekjet e vetë Europës për të përmirësuar aftësitë e mbrojtjes.
Por kreu i Aleancës nuk mirëpriti idenë e presidentit francez Macron për krijimin e një ushtrie europiane si një mënyrë për t'u mbrojtur.
Nga ana tjetërshefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri të qartë se e konsideronte “fyese” thirrjen e kreut të Elizesë për një ushtri të vërtetë europiane, me argumentin se siguria e Europës nuk mund të varet nga Shtetet e Bashkuara.