INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stop - Qëndra e Tiranës pa automiete!

Stop - Qëndra e Tiranës pa automiete!

Publikuar më: 15:57 29-03-2016

Nisja e punimeve në Sheshin Skënderbe ka sjellë problem në trafik. Thuajse të gjitha rrugët në qëndër të Tiranës janë bërë të pakalueshem për automietet. Në fakt kjo zonë së shpejti pritet të kthehet në pedonale, e për këtë arsye kanë nisur punimet.
Ashtu siç dhe ka njoftuar Bashkia, Sheshi ’Skënderbej, nga Muzeu Historik deri tek ish hotel “Dajti’, së shpejti do të përdoret vetëm nga këmbësorët.
Aktualisht po punohet për përfundimin e Unazës së Vogël dhe në qëndër po ndërhyhet për lirimin e hapësirave të zëna.
Bashkia ka nisur prishjen e lokaleve dhe është lajmëruar dhe shembja e godinës së INSIG-ut dhe disa shtëpive private, pas hotel Tiranës për të përmbyllur gjurmën e Unazës së Vogël.  Për shkak të punimeve janë bllokuar disa rrugë brenda qendrës dhe lëvizja e automjeteve është spostuar në akse paralele e për pasojë ditët e fundit vërehet një trafik i shtuar.
Bashkia u ka bërë apel qytetarëve që këtë javë të evitojnë qarkullimin në qëndër.
Sipas afateve, në qershor parashikohet të përfundojë ndërtimi i Unazës së Vogël dhe menjëherë pas saj nis puna për projektin e sheshit ‘Skenderbej”.

Article Logic
Execution time: 0.0033571720123291