INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stop thashethemeve! Armela e 'Big Brother' sapo e pranoi që është në një lidhje[FOTO]

Stop thashethemeve! Armela e 'Big Brother' sapo e pranoi që është në një lidhje[FOTO]

Publikuar më: 13:45 22-03-2018

Ishin rregullat e lojës që e bënë çift me Damianon në "Big Brother" dhe mesa duket edhe pas ndarjes prej tij nuk kanë munguar thashethemet për Armelën.

Publiku ka interes kur flitet për jetën e personazheve publike dhe nga ana e Armelës nuk kemi patur ndonjë prononcim publik për anën sentimentale.

Thashethemet flasin se Armela është në një lidhje dhe ashtu siç thotë edhe populli: “Ku ka zë nuk del pa gjë”.

Armela diçka të tillë na ka lënë të kuptojmë se e ka pranuar dhe këtë na e ka treguar me një foto të postuar në Instastory.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka qenë në një club së bashku me Xhenin, dhe në një video të postuar në Insta Story, ka zgjedhur si sfond refrenin e këngës “Urime” të reperit 2Ton, që përfshin vargjet: “Shumë urime për dashninë e re...”

“Rrofshi m lal!”-ka shkruar në mbishkrimin e videos Armela, duke lënë kështu të kuptohet se ajo është në një lidhje të re.

Po djali që i ka rrëmbyer zemrën Armelës kush është? Epo duhet të presim dhe pak ndoshta Armela do të na e tregojë me ndonjë postim të rradhës.

hj_76t7.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225