INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Strasburgu hedh poshtë Qeverinë, i jep të drejtë vjehrrit të Lulzim Bashës

Strasburgu hedh poshtë Qeverinë, i jep të drejtë vjehrrit të Lulzim Bashës

Publikuar më: 12:42 11-01-2018

Gjykata e Strasburgut ka marr vendimin për pallatin e shembur në Vlorë, pallat ky i cili i përkiste vjehrrit të Lulzim Bashës.  Gjykata ka rrëzuar qeverinë Rama duke konstatuar se ka shkelur të drejtat e njeriut.

Sipas procedurave qeveria do duhet ta dëmshpërblejë vjehrrin e Bashës me 13 milion euro.

Pronarët e pallatit të ndërtuar prej vjehrrit të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe të prishur prej qeverisë në Lungomaren e Vlorës e çuan çështjen në Strasburg dhe duket se kanë dalë të fituar pasi kjo gjykatë ka vendosur dëmshpërblimin e familjeve me shifrën e majme.

Ky kompleks u ndërtua me një leje të dhënë nga pushteti lokal në vitin 2010 në qytetin e Vlorës ndërsa në vitin 2013 për interes të zgjerimit të rrugës dhe projektit "Lungomare", u shemb nga qeveria Rama 1.

Article Logic
Execution time: 0.003734827041626