INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brukseli shtyn me 7 vite pranimin e vendeve të Rajonit

Brukseli shtyn me 7 vite pranimin e vendeve të Rajonit

Publikuar më: 15:02 06-02-2018

Duket se integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk do të jetë i afërt. Do të duhen të paktën edhe 7 vite që rajoni i Ballkanit të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane. Kjo është përcaktuar në strategjinë për Ballkanin Perëndimor, të prezantuar nga Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini, ku parashikohet që viti 2025 është një perspektivë për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Por i gjithë ky proces do të kalojë nëpërmjet plotësimit të kushteve të vendosura nga Brukseli.

‘Qëllimi është integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Kërkohet ambicie për të arritur të gjitha kushtet tona dhe ato që kemi kërkuar. Kushtet duhet të plotësohen, dhe mesazhi kyc është se vendete e BE nuk do të pranojnë vendet të reja nëse kanë çështje të pa zgjidhura” u shpreh Hahn.

Strategjia e hartuar në Bruksel do t’i japë një kthesë ecurisë së mëtejshme drejt integrimit të rajonit të Ballkanit, theksoi përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini.

“Pres që dhe vendet e tjera në muajt e ardhshëm të nisin negociatat. Sot nuk kemi adoptuar vetëm një strategji por kemi hapur një rrugë që në muajt e ardhshëm të na sjellë vendime të tjera. Raportet vjetore do të publikohen në prill, do kemi samitin BE-Ballkan Perëndimor në maj dhe një vendim të mundshëm të këshillit në qershor. Strategjia mbështet këtë agjendë me iniciativa të qarta” u shpreh Mogherini.

Ndërsa ecurinë e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave e ka paraqitur në Tiranë ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vllahuti. Ndërsa theksoi se me reformën në drejtësi Shqipëria ka bërë një hap të madh drejt këtij objektivi, Vllahutin kishte një mesazh të qartë edhe për klasën politike shqiptare.

‘Shqipëria ka bërë një gjë shumë të rëndësishme sic është reforma në drejtësi. Shqipëria ka bërë mjaft punë përpara dhe ka përfituar në kohë. Le të mbajmë fokusin tek shpejtësia.
Le ti kthehemi punës, të punojmë dhe më fort, kjo është një pranverë shumë e rëndësishme ppr Shqipërinë. Ti përdorim këto instrumenta të reja.
Të gjitha këto janë të arritshme, dhe për to kërkohet më shumë përkushtim dhe të them në fund dhe me shumë dashuri’ tha ambasadorja.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943