‘Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE. Negociatat më afër se kurrë.Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë’ kështu u shpreh në një status në Facebook kryeministri Rama vetëm pak orë pasi BE prezantoi strategjinë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në konferencën e përbashkët për shtyp Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Mogherini dhe Komisioneri Johnnes Hahn u shprehën se 2025 është datë referuese dhe se është e rëndëisshme që shtetet e rajonit të plotësojnë reformat e nisura.
Ndërsa amabsadorja e BE-së në Tiranë Vlahutin në dalje për mediat u shpreh se Shqipëria është një hap nga negociatat.