INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Strategjia e PD për të bllokuar votimet më 30 qershor

Strategjia e PD për të bllokuar votimet më 30 qershor

Publikuar më: 08:22 22-06-2019

Pas tetë ditësh qytetarët do i drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur kryebashkiakët.

Qytetarët nuk kanë oposione për të zgjedhur, veç atyre të listës së Partisë Socialiste dhe në disa bashki kandidatë nga Partia Bindja Demokratike.
Mbrëmjen e djeshme opozita organizoi dhe protestën e 9-të kombëtare, ndërsa po hyet në javën vendimtare.
Opozita ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Por si do të ndodh kjo? A do të ketë trazira, siç në fakt paralajmëroi dje media gjermane ‘Deusche Ëelle’?
Modeli që do të ndiqet është modeli i Shkodrës. Edi Rama nuk do të lihet rehat këtë javë. Në çdo takim elektoral që do të ketë në qytete të ndryshme, ai do të pritet me protesta.
Opozita do të jetë në aksion çdo ditë dhe çdo orë. Në çdo bashki do të ketë tubime gjatë gjithë kësaj jave. “Aleanca për Mbrojtjen e Demokracisë do të jetë në çdo cep të vendit për të ndaluar çdo aktivitet të paligjshëm, duke ndjekur modelin e Shkodrës”, ka thënë Lulzim Basha në një mbledhje me dyer të mbyllura.
Kryetarët e bashkive që drejtohen nga PD dhe LSI këtë javë do të nxjerrin urdhrin për të revokuar listat e zgjedhësve në qendrat e votimit.
Por kjo nuk mund të ndodh në bashkitë që aktualisht drejtohen nga përfaqsues të Partisë Socialiste.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041