INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Strategjia për energjinë, Rama: Qytetarët aksionerë në OSHEE, SHBA: Fonde nëse jep koncensione konkuruese

Strategjia për energjinë, Rama: Qytetarët aksionerë në OSHEE, SHBA: Fonde nëse jep koncensione konkuruese

Publikuar më: 11:28 26-03-2018

Arritjet në sektorin e energjisë gjatë drejtimit 5 vjeçar të vendit nga qeveria Rama dhe nisja e një projekti për liberalizmin e tregut të energjisë dhe gazifikimin e vendit, kanë qenë kryefjala në prezantimin që kryeministri i ka bërë sot Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2018-2030.

Rama tha se kompania e shpërndarjes së energjisë u trashëgua tek qeveria e tij në një fazë dramatike të ekzistencës së vetë, por tashmë ajo ka pësuar një transformim që nuk do të ndalet.Sipas Ramës në tregun e energjisë do të ndërmerret një proces kurajoz liberalizmi, ku parashikohet të kemi një hapje 100% të tregut të energjisë.

“Sot falë këtij procesi kemi nisur përgatitjet për një tjetër hap shumë të rëndësishëm, që do të krijojë një atmosferë të re mes qytetarëve dhe OSHEE. Kemi nisur punën për një IPO dhe shpresojmë që deri në fund të 2018 t’i ofrojmë qytetarëve mundësinë e pjesëmarrjes si aksionarë në kompaninë e shpërndarjes së energjisë. Qytetarët do të përfshihen në aksionariatin e kompanisë si kontribuues dhe përfitues. Kjo është e mundshme dhe e nevojshme për ta çuar kompaninë në një stad të ri. Liberalizmi i tregut do të sjellë përmirësime të jashtëzakonshme në çdo aspekt të sektorit energjetik”, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi më tej se synohet edhegazifkimi në tërësi i vendit, duke mos përjashtuar edhe lidhjen e mundshme Shqipëri-Kosovë me linjën e mundshme të gazit natyror.

Ndërsa përfaqësuesja e USAID Johanson përshëndeti të gjitha reformat e ndërmarra duke theskuar se janë bërë hapa të rëndësishme por ajo kishte edhe një porosi. Johnson theksoi se Shqipëria do të marrë fonde nëse nuk jep koncesione jo konkuruese në energji dhe se për këtë cështje duhet transparencë

‘Shqipëria do të përfitojë nëse nuk jep më koncensione jo konkuruese te bizneset individiale . Duhet të ketë një kontratë transparente standarte për konkurentët në sektorin e energjisë askush nuk duhet të marrë trajtim të posacëm’ theksoi përfaqësuesja e USAID.

Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285