INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi akoma në burg, nuk pritej vendimi drastik i Keisit  [FOTO]

Stresi akoma në burg, nuk pritej vendimi drastik i Keisit [FOTO]

Publikuar më: 17:14 12-11-2018

E dashura e reperit të njohur Stresi, Keisi, është duke kaluar një moment të vështirë, teksa i dashuri i saj ndodhet në burg.

Megjithatë, në asnjë moment, ajo nuk ka ndaluar së treguari dashurinë që ka për të, duke i ofruar dhe një mbështetje të madhe.

Së bashku me familjen e vet, ajo beson tek pafajësia e Stresit, duke pritur kështu që ai të dalë nga burgu sa më parë.

Mirëpo, të gjitha aludimet se mes çiftit ka një "krisje", janë hedhur poshtë dhe duket se dashuria mes tyre tashmë është më e fortë se kurrë.

Keisi ka bërë me dije se i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private, ku kanë qenë të ftuar miq dhe të afërm të çiftit.

Menjëherë pas kësaj martese të papritur, ajo ka bërë një ndryshim të papritur në profilin e saj në Instagram.

Keisi ka vendosur në bio mbiemrin e Stresit, duke i dhënë një herë e mirë fund aludimeve për ndarjen e tyre.

keisi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026910305023193