I njohur si “Bad Boy”, reperi i njohur Stresi, ka vërtetuar krejtësisht të kundërtën. Ai ka bërë një gjest human pasi ndërmori një veprim të rrezikshëm duke u përpjekur të shpëtojë nga zjarri fëmijën 11 muajsh që ndodhej vetëm në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një pallat në Tiranë pranë zonës së Medresesë. Foshnja ka rrezikuar seriozisht jetën si pasojë e një zjarri të rënë nga apartamentin e tij në katin e tretë të pallatit, ku fatkeqësisht prindërit e fëmijës nuk ndodheshin në atë moment në apartament, siç bëjnë me dije raportuesit për jetaoshqef. Sipas tyre, Stresi u fut nga kati i katërt në të tretin për ta shpëtuar. Ai ia doli me sukses dhe në në sfond dallohen edhe duartrokitjet e dëshmitarëve.