Fotoja duket se e vërteton!
Reperi 30 vjeçar asnjëherë nuk e ka fshehur pasionin e tij për shpejtësinë, qoftë kjo me makina apo motorrë. Dhe pikërisht kjo e fundit duket se i është kthyer kundër si bumerang. Aq sa edhe vetë Stresi është bindur dhe ka vendosur të flasë kundër saj. Ai ka postuar një foto pak më parë në Instagram ku po qëndron i shtrirë ndërkohë që duket se ka dëmtuar krahun. Në mbishkrimin e fotos Stresi ka thënë “Stop shpejtësisë”, duke nënkuptuar kështu se lëndimi ka ardhur si pasojë e një aksidenti. Të shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze dhe të shërohet shpejt.