Arkimend Lushaj është një reper shumë i dashur dhe i suksesshëm për të gjithë shqiptarët, të cilat këngët e tij i dëgjojmë shpesh në vende të ndryshme.
I njohur ndryshe në botën e muzikes si Stresi, qëndron akoma pas hekurave pasi u arrestua në tetor për pjesëmarrje në një grup kriminal.
Reperi po kalon një periudhë shumë të vështirë larg familjes dhe njerëzve të tij të dashur.
Në llogarinë e tij të Instagramit, reperi ka postuar një foto të vjetër të vetes së tij, i cili është i veshur me një bluze të zezë ku duket mjaft tërheqës, por ajo që na bëri përshtypje dhe na emocionoi ishin disa vargje prekëse që ai ka shkruar:
“99her mem rrezu
mjafton 1 her me u çu
shum e leht me harru
ju shoh krejtve prej ktu… snichizzzz”- ka shkruar reperi.