INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi do të lirohet së shpejti nga burgu, Keisi merr VENDIMIN, ja deklarata që bën për MBRETIN e saj

Stresi do të lirohet së shpejti nga burgu, Keisi merr VENDIMIN, ja deklarata që bën për MBRETIN e saj

Publikuar më: 21:44 31-01-2019

Stresi do të dalë shumë shpejt nga burgu dhe veç kësaj, ka përgatitur disa hite të reja.

Akoma më shumë lirimin e reperit, i cili u arrestua më 17 tetor të 2018-s, na e dëshmon bashkëshortja e tij, Keisi.

Ajo postoi këtë të enjte një foto në Instagram, ku shfaqet përqafuar me Stresin dhe më në fund na konfirmoi atë që prisnim prej kohësh: ardhjen e saj.

“Po bëhem gati për ty mbreti im”, shkruan Keisi në mbishkrimin e postimit.

Kjo tregon se partnerja e tij do të vijë shumë shpejt në Shqipëri dhe ndoshta në të njëjtën kohë pritet edhe lirimi i Stresit nga burgu.

Kujtojmë se ai u arrestua vitin e kaluar për trafikim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0043878555297852