“Djali i keq” vërtet vazhdon të ketë probleme me policinë por kjo nuk e pengon aspak t’i shprehë dashurinë “vajzës misterioze” që ka në krah.
Edhe gjatë ditës së sotme reperi ka shprehur ndjenjat për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën të cilën këtë herë e krahason me një diamant. Edhe pse sfondi me patate të skuqura dhe me Rolex është një kombinim në dukje fatal, kjo nuk përbën rëndësi dhe nuk ndikon në ndjenjat e tyre. Pse jo, ndoshta shumë shpejt do ta shohim reperin me një unazë në gisht. Shpresojmë që atëherë më në fund ta mësojmë identitetin e saj.