Ai është një ndër reperët shqiptarë me më shumë vite në treg dhe numëron shumë hite e bashkëpunime. Reperi i njohur, Stresi ishte i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’ nën moderimin e Luana Vjollcës. Teksa luante lojën ‘Paintball’, ai është shprehur se artistja që nuk do të bashkëpunonte kurrë është reperja Rina Balaj. Pa u menduar, Stresi qëlloi mbi foton e saj. Mirëpo, ende nuk ka ardhur një reagim nga këngëtarja, ku menaxheri i saj është shprehur se Rina është tërhequr nga muzika.
Me kë do ju pëlqente ta shihnit Stresin në një bashkëpunim?