Edhe pse prej shumë kohësh në burg, Stresi thuhet se shumë shpejt do të jetë i lirë nga kangjellat.
Ndërkohë jashtë përveç familjes së tij e pret edhe bashkëshortja, Keisi, e cila momentalisht jeton në Kanada, por me shpirt është gjithnjë në Tiranë.
Ajo nuk e ka mohuar kurrë dashurinë për Stresin edhe pas fatkeqësisë së tij dhe gjithmonë ndan video mjaft romantike, duke pritur bashkëshortin në këto momente të vështira.
Së fundmi ajo ka bërë një postim mjaft të veçantë në “Insta Story”. Bukuroshja ka publikuar një video ku shfaqet duke u puthur me reperin dhe më poshtë shkruan një dedikim mjaft romantik:
“Unë nuk kam nevojë të shikoj ‘The Notebook’ apo ‘Titanikun’!”- mbishkruan Keisi, nga skena e cila duket si e shkëputur nga një film.
Keisi dhe Stresi from IN TV ALBANIA on Vimeo.