Arkimend Lushaj është një reper shumë i dashur dhe i suksesshëm për të gjithë shqiptarët, të cilat këngët e tij i dëgjojmë shpesh në vende të ndryshme.
I njohur ndryshe në botën e muzikes si Stresi, pas 8 muajsh burg, ditën e djeshme gjykata ka vendosur të lirojë Stresin.
Reperi u arrestua në tetor 2018, pas një hetimi disa mujor ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilit dyshohet të ishte edhe Stresi.
Së fundmi, ai ka publikuar një video në rrjete sociale, në të cilën tregon se si u prit ai para burgut dje.
Datë e veçantë për Stresin është se ai feston ditëlindjen, ndërsa përmes postimit që bëri në Instagram thotë se liria është dhurata më e mirë që e mori.
“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time, miqtë dhe të afërmit ditlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira.Dhurata mē e mirë qe morra për ditēlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI)”- shkruan reperi.