INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi gati për martesën sekrete: “E dashura më ndjek më GPS, ky është reperi i vetëm që do të ftoj në dasëm”

Stresi gati për martesën sekrete: “E dashura më ndjek më GPS, ky është reperi i vetëm që do të ftoj në dasëm”

Publikuar më: 18:36 13-01-2018

Keisi është vajza nga Tirana që studion në Kanada, që duket se i ka rrëmbyer zemrën një “bad boy” si Arkimed Lushaj, i cili në muzikë njihet si Stresi. Reperi 31-vjeçar, pasi ka rrëfyer fejesën e fshehtë pas tre vitesh lidhje në distancë me partneren 10 vjet më të re, tashmë po planifikon dasmë me të.
21-vjeçarja i ka rrëmbyer zemrën Stresit dhe siç ka rrëfyer ai, gjithçka ka nisur kur nëna e saj i kërkoi atij që ta ruante nga ngacmimet e djemve të lagjes.

“Nisi tre vite më parë, kur, si i pari i lagjes që jam, nëna e Keisit më kërkoi që të kujdesesha për të bijën, pra, ta mbroja nga ngacmimet e djemve të tjerë. Unë, të them të drejtën, e kisha parë në lagje dhe herën e parë që e ftova në kafe, isha në tavolinë me dy shokë. Pasi piu kafen, u çua para nesh nga tavolina dhe në atë moment unë u thashë shokëve: ‘Shikoni, a do e kthejë kokën nga unë, se unë nuk do e kthej’. ‘Po.’- më thanë ata, ‘E ktheu, shikoje dhe ti!’. Unë nuk e pashë, sepse e dija që pas kafes do të ishte ajo që do më shkruante e para. Dhe ashtu ndodhi. Keisi më shkroi në Instagram, ku më falenderoi për kafen dhe respektin që i kisha dhënë në tavolinë. Më pas, lamë një tjetër takim të nesërmen dhe kështu nisi gjithçka.”-ka rrëfyer reperi.

Por lidhja e tyre ka pasur edhe problemet e veta dhe siç ka rrëfyer Stresi, jeta e tij prej artisti është bërë shpesh shkak për zënka mes tyre. “Ajo është shumë xheloze dhe me të drejtë…”-është shprehur ai, duke theksuar se kërkesa e saj e vetme është që ai të mos fikë celularin. Dhe për habinë e të gjithëve, Stresi ka rrëfyer se ai dhe Keisi kanë instaluar GPS në celularët e njëri-tjetrit, për të parë në çdo moment se ku ndodhen. “Për momentin e kontrollojmë njëri-tjetrin me (GPS), me të cilin jemi lidhur nga smartphonet tanë dhe shohim çdo lëvizje tonën, pra, ku shkojmë e çfarë bëjmë. Ishte ideja e saj për të instaluar GPS-in në celularët tanë dhe unë e pranova pa problem.”-është shprehur Stresi.

Martesa e tij ka qenë një ndër temat më të diskutuara në mediat rozë së fundmi dhe duket se Stresi dhe e dashura e tij, Keisi i kanë planet e qarta. “Ne e kemi bërë planin tonë të ceremonisë së dasmës, që do të jetë totalisht private dhe jashtë Shqipërisë. E kemi menduar ta organizojmë në Greqi, pasi është dëshira e Keisit që ta organizojmë ceremoninë e martesës në ishullin Santorini. Do të jetë dasmë super moderne dhe në planin tonë.”-është shprehur reperi.

Ndërsa i pyetur se cilin koleg mendon të ftojë në dasmë, ai është përgjigjur: “Të vetmit që do të marrin ftesë nga unë për dasmën time janë çifti Getoari Selimi dhe Marina Vjollca. Kam rezervuar që tani ftesë për ta, pasi unë isha i vetmi reper nga Shqipëria në dasmën e tyre, ku më kishin nderuar më tavolinën më të mirë, pranë tyre. Kështu që vetëm ata e meritojnë respektin tim!"-është shprehur reperi./Panorama

 

Article Logic
Execution time: 0.0038418769836426