Lajmi i ndarjes së Stresit me partneren e tij Keisi është një lajm i cili ka trazuar shtypin rozë këtë javë.
Asnjë prej dyshes nuk është prononcuar rreth gjërave duke i mbajtur brenda lidhjes së tyre, por kanë lëshuar shpeshherë thumba ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale.
Disa orë më parë, reperi sqaroi publikisht të gjitha lajmet se ai ishte parë në shoqërinë e femrave të tjera, duke u shprehur se ishin vetëm fanse dhe mes tyre s’kishte asgjë më shumë.
Mirëpo, pas Stresit nuk mund të qëndonte në heshtje partnerja e tij. Kejsi në Instastory-n e saj ka shpërndarë një thënie: “Unë nuk mbaj mëri, unë kujtoj faktet.”- duke lënë të kuptohet se reperi ka bërë diçka që realisht e ka mërzitur.
“Panorama Plus” shkruante se arsyeja e vërtetë e zënkës së çiftit është vajza me të cilën reperi dyshohet se është kapur gjatë arrestimit.