INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
STRESI i habiti të gjithë me deklaratën e tij nga burgu, reagon babai i tij: Ja pse mori atë vendim... [FOTO]

STRESI i habiti të gjithë me deklaratën e tij nga burgu, reagon babai i tij: Ja pse mori atë vendim... [FOTO]

Publikuar më: 16:44 30-10-2018

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, apo siç njihet ndryshe ‘Stresi’, prej disa ditësh ndodhet pas hekurave, pasi u arrestua nga policia si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe krimeve kundër personit. Në hotelin ku u arrestua në flagrancë ishte edhe një femër tjetër, por identiteti i së cilës nuk u tregua dhe ajo u la e lirë.

Ndërkohë që ditën e djeshme ai hoqi dorë nga gjyqi ku pritej të shqyrtohej masa e sigurisë arrest me burg. Tërheqja e ankimimit të vendimit është bërë nëpërmjet avokatit të tij, ndërsa pretendimi i Stresit është se ai nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare.

Stresi:

“Dua te rri ne burg, pasi nuk kam besim te drejtësia”, kështu mësohet të jetë shprehur përmes avokatit të tij Stresi.

Sali Lushaj, babai i reperit ka shpjeguar në një postim, se kishin hequr dorë nga vendimi për të ankimuar masën e sigurisë, pasi sipas tij, gjyqtarja e cila ishte zgjedhur me short ishte militante e majtë.

Ai shkruan në Facebook:

E pamë të udhës dhe më të drejtë të mos dalë një i persekutuar politik përpara kësaj gjyqtareje militante të partisë, duke mos pasur pikën e besimit në dhënien e drejtësisë për Stresin. Dua t’ju bëj me dije se gjithë ajo bujë e madhe si organizator dhe si drejtues e si janë mësuar këta etërit e tyre në emër të popullit është shfryrë dhe nuk po dinë si të bëjnë. Askënd deri më sot nuk po mund ta bëjnë të dëshmojë kundër Stresit."

shg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986