Duket se inatet e vjetra po rikthehen sërish.
Pak persona e dinë që Stresi dhe Noizy para shumë vitesh i shihje edhe në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por rivaliteti në muzikë i bëri rivalë edhe në jetën e përditshme. Rivalitet ky që me kalimin viteve vetëm sa ashpërsohej dhe gjërat bëheshin edhe më serioze mes tyre. “Diss-e, kërcënime, madje edhe konfrontim fizik dhe përdorim armësh”, e tillë ka qenë marrëdhënia mes dy reperave për një kohë të gjatë. Megjithatë së fundmi, me deklaratën e bërë, Stresi duket se e kishte hedhur pas krahëve gjithçka kishte ndodhur deri atëherë me Noizyn duke u shprehur se tani janë rritur dhe i shohin gjërat ndryshe.
Por, aty ku ka patur zjarr ka mbetur hiri. E themi këtë pasi pamë postimin e Stresit të bërë sot ku duket qartë që është i revoltuar. Kanë qenë fansat e reperit ata që e kanë kuptuar se këto fjalë i drejtohen grupit OTR dhe kanë shtuar edhe ata komentin e tyre duke i dalë në mbrojtje reperit.