Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi është përfolur dissa herë për lidhje, të cilat ai i ka mohuar. Por së fundmi, reperi ka shtuar dyshime me një video që ka ndarë. Reperi shihet me dorën e kapur me një vajzë, identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar.
Kjo është parë si një konfirmim se është në një lidhje. Kjo vjen në një ditë të rëndësishme për reperin pasi feston 35 vjetorin e lindjes. Kujtojmë që pak javë më parë, reperi u përfol se kishte nisur një lidhje me një vajzë që kishte marrë pjesë në një klip të tij.
Megjithatë, për këtë reagoi vetë reperi duke thënë se “është i lidhur me shumë femra”. “Kam parë shumë spekulime, shumë fjalë shumë media rozë duke shkruar për atë videon që kam hedhur unë dje. Desha t’ju them që unë nuk jam i lidhur me askënd as me vajzën në fjalë që keni parë te video.
Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që ti heqim këto aludimet. Çdokush e bën jetën personale siç do vetë, edhe të fala të gjitha ex-ave të mia, edhe këto që kam do t’ju çoj të fala vitin tjetër. Kështu që mos të spekulojmë më që “është kjo, është ajo”, theksonte Stresi.