Ndër fituesit e mbrëmjes së djeshme në edicionin e 19 të “Këngës Magjike” ishte edhe reperi Stresi.
Kënga e Stresit ishte në bashkëpunim me Flor Bana dhe Angjelon, dhe treshja ka fituar në kategorinë “Çmimi i Web Internetit”.
Para se të fillonte ceremonia e ndarjes së çmimeve, Stresi kishte vizituar varrin e Gojart Lushajt, familjarit të tij të ndjerë dhe kishte bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram duke premtuar se do merrte një çmim për të.
“Erdha te vizitoj gjaku im dhe per ty do e ngrej kupen sonte. Vetem sonte urimi jot do me mungoje perjetesisht”, shkruan Stresi.