INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Stresi me dashnoren në tavolinë, ti i zure derën', shihni si iu përgjigj Keisi ndjekëses [FOTO]

'Stresi me dashnoren në tavolinë, ti i zure derën', shihni si iu përgjigj Keisi ndjekëses [FOTO]

Publikuar më: 10:33 15-10-2019

Që në momentin që lidhja e tyre u bë publike, Stresi dhe Keisi, u bënë mjaft të komentuar në media dhe rrjetet sociale. Edhe pse jetonin larg njëri-tjetrit, dukej se dashuria e tyre ishte shumë e fortë dhe se distanca nuk ishte një problem për ata.

Por pas disa kohësh bashkë, Keisi dhe reperi i njohur, i habitën fansat e tyre kur i dhanë fund lidhjes së tyre. Pavarësisht se ajo i qëndroi pranë dhe e mbështeti bashkëshortin kur ishte në burg, pas lënies së lirë të reperit, erdhi edhe lajmi i divorcit të tyre.

Mirëpo, pavarësisht se tashmë s’kanë kontakte me njëri-tjetrin, ndjekësit duket se s’kanë ndërmend t’i lënë rehat.

Në njërën prej fotove të publikuara në Instagram, Keisi ka marrë një koment jo fort të këndshëm nga një ndjekëse, e cila i tregon asaj se e ka parë Stresin me dikë tjetër.

“Po të tregoj një histori të vërtetë. Kemi qenë verën e shkuar të mbledhur për drekë disa veta shoqëri e afërt e Stresit, ndërkohë Stresi bashkë me dashnoren në tavolinë, po goxha larg Tiranës që t’i shpëtonim radarit tënd. Hapi telin Stresi, sheh në Instagram që kishe hedh ti foto me të. “Bobooo kjo nuk mbush hiç”, e ja kemi plas të qeshurës me lot fare edhe sot e kujtoj, gjithë tavolina. Hahah tani kujtoj si tallnim b*thën me ty kur ish në burg Kedi, sa hidhje ti foto. 8 muaj ti hidh foto me të si budallaçkë e Stresi live nga burgu kontakt 24 orë me dashnoren. Vetëm kur erdhe si jevgjit bashkë me mamin tënd që në fillim të majit i zure derën. Nuk e di dmth, po beharin e shkuar ke qenë legjendë, s’mbaheshe fare. Aman mos më dërgo mesazh në direct se jam me zemër të dobët.”- i shkruan ndjekësja.

Mirëpo, nëse po mendoni se Keisi u mërzit nga këto fjalë, e keni gabim!

Ajo e ka marrë me shumë sportivitet mesazhin anonim, madje e ka publikuar në Instastory duke e konsideruar ndjekësen fanse ose inatçore.

“Çfarë mendimi keni për njerëz të tillë, fanse apo inatçore?”- shkruan ajo, ndërsa të shumtë janë ata që i kanë shkruar për ta mbështetur.

Gjatë një interviste së fundmi, Stresi u shpreh se ai dhe Keisi janë thjesht në një “menopauzë”, duke lënë të kuptohet se së shpejti gjërat mes tyre do të rregullohen.

WhatsApp-Image-2019-10-15-at-08.46.43.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0027201175689697