INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi ndahet nga e fejuara? Ja e vërteta, s’ka më dyshime! [FOTO]

Stresi ndahet nga e fejuara? Ja e vërteta, s’ka më dyshime! [FOTO]

Publikuar më: 17:30 19-05-2018

Ka muaj të tërë që flitet për dasmën e Stresit me të fejuarën e tij Keisi, që do të zhvillohej në Santorini të Greqisë. Lajmi u konfirmua edhe nga vetë reperi në shumë intervista i cili thoshte se dasma do të jetë shumë tradicionale. Por, pak ditë më parë, ka pasur shumë thashetheme se ai dhe Keisi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pasi Stresi fshiu të gjitha fotografitë me të dashurën nga rrjetet sociale.

Artisti hodhi poshtë lajmet për ndarje gjatë emisionit “Fun Day” me Fatmën, duke u shprehur se fotografitë u larguan pasi dikush ia hakoi Instagramin.

Por sipas Panorama Plus, burime të afërta me çiftin kanë treguar se reperi dhe e fejuara e tij prej kohësh janë në një krizë njësoj si ajo që ndodhi gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, për shkak të largësisë pasi Keisi jeton në Kanada.

Mirëpo këto janë thjesht thashetheme dhe ata janë më të lumtur se kurrë, të tillë u shfaqën edhe në ambientet e IN Tv. Është vetë reperi i njohur i cili ka hedhur poshtë çdo aludim me një foto të publikuar në Facebook, ku shfaqet duke u përqafuar me partneren e saj dhe shkruan “Jeta pa familjen sesht asgje asgje asgje”.

strs.png

 

S’ka më dyshime!

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583