INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi në kërkim, reagon babai i tij. Ja cfarë thotë FOTO]

Stresi në kërkim, reagon babai i tij. Ja cfarë thotë FOTO]

Publikuar më: 13:33 07-01-2017

Stresi duket se nuk po iu largohet problemeve.

Ai vazhdon të ketë sërish problem me policinë dhe shkak ka qenë pubikimi i një videoje në rrjetet sociale, video në të cilën shfaqet duke qëlluar në ajër me armë zjarri gjahu të tipit “Shotgun”. Ai vazhdon të jetë në kërkim dhe ndonëse kritikon ashpër me statuse policinë, ka qenë babai i tij, Sali Lusha që ka reaguar për herë të parë për “Bluetooth”.

Sipas tij arma e sekuestruar ka qenë me leje dhe video e Stresit është montazh. “Spiunët që janë bërë me keq se në kohën e Enverit, kanë informuar se unë kam një armë dhe për të më sulmuar” është shprehur Saliu .

“Është një video që e kanë parë të gjithë, e për mua nuk është asgjë tjetër, veçse një trillim dhe një montazh. Po ky shtet më ka sulmuar e po më sulmon vazhdimisht. Po një gjë dua të them: “Jam dhe do të mbetem kundërshtar i këtij pushteti. Idealet e mia s’mund të m’i burgosin, edhe sikur të më ndalnin bashkë me Stresin. Do mbetem i djathtë deri në vdekje. Jam mësuar më këtë pushtet, se baballarët e këtyre që sot drejtojnë më kanë internuar, e sot po bëjnë të njëjtën gjë edhe bijtë e tyre”, ka thënë ai.

Dhe teksa është pyetur pse Stresi nuk dorëzohet në polici që ta sqarojë vetë situatën, ai ka thënë: “Ku të dorëzohet? Te kjo polici? Nuk kemi aspak besim. Këta janë drejtues që rrinë tërë ditën me kriminelë, hanë e pinë me ta, e kanë mbështetjen e tyre. Përse im bir të rrijë në burg, kur s’ka kryer krim. Është tmerr në këtë vend, kur në burg vetëvritet një djalë që është kapur me pak gramë hashash, më dhimbset ai fëmijë, e ndërkohë trafikantët bredhin të lirë.

Ndërkohë nuk harron të thotë se nëse policia nuk i kërkon falje publike, ai do të ngrejë padi ndaj tyre për shkelje të privatësisë.

 stresi-sala-780x439.png

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387