Ndarja e reperit Stresi nga bashkëshortja, Keisi, ka bërë bujë javët e fundit në media dhe është komentuar gjatë për shkak se çifti u ndan pak para dasmës.
Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe madje Keisi u largua pak ditë më parë nga Shqipëria për në Kanada dhe Stresi nuk e shoqëroi.
Ndërkohë, para disa ditësh reperi habiti fansat teksa nëpërmjet një postimi i bëri një dedikim ish bashkëshortes.
“Buzëqesh që mos ta marrin vesh.”- shkruante ai pranë fotos duke treguar kështu që pavarësisht se duket mirë nga jashtë, përbrenda është i prekur dhe kjo për shkak të Keisit.
Më pas këtë dedikim prekës siç duket Keisi e ka parë dhe në Instastory ajo ka publikuar një foto ku në sy bie varësja e saj e floririt.
Në të shihet germa ‘A’ që është emir i vërtetë i Stresit Arkimed. Siç duket pavarësisht ndarjes, Keisi ende i mban gjërat që ka blerë për Stresin.
Së fundmi, Stresi ka nisur pushimet dhe ndodhet në Vlorë i cili ka postuar foto nga hoteli teksa relaksohet në shtrat duke dëgjuar këngën e tij të re.
Reperi ka postuar edhe foto nga pushina duke zbuluar se pushimet po i kalon me miqtë e tij më të mirë.
Në një tjetër postim, Stresi ka zbuluar se në Vlorë do realizojë edhe videoklipin e ri. Reperi filmon makinat luksoze e fton fansat t'i bashkohen për xhirimet e videoklipit.