INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi nuk ka besim tek drejtësia, dëshiron të rrijë në burg

Stresi nuk ka besim tek drejtësia, dëshiron të rrijë në burg

Publikuar më: 10:38 29-10-2018

Këngëtari i njohur si Stresi, Arkimed Lushaj heq dorë nga gjyqi ku pritet të shqyrtohej masa e sigurisë arrest me burg. Përmes avokatit të tij, Stresi tërhiqet pasi sipas tij nuk ka besim tek drejtësia.
Pasi kërkoi ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’, Arkimed Lushaj mësohet se ka hequr dorë nga animimi i vendimit, i cili e la në qeli këngëtarin e njohur. Stresi u arrestua në një hotel në Linzë, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një bande kriminale si dhe për armëmbajtje pa leje.
Tërheqja e animimit të vendimit është bërë nëpërmjet avokatit të tij, ndërsa pretendimi i Stresit është se ai nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare.
Stresi:
“Dua te rri ne burg, pasi nuk kam besim te drejtësia”, kështu mësohet të jetë shprehur përmes avokatit të tij Stresi.
Tërheqja nga ky ankimin e lë pas hekurave këngëtarin e rrepit. Stresi u arrestua disa ditë më parë në një hotel në Linzë, ndërsa në momentin e ndalimit ai u kap me drogë dhe armë pa leje.

Article Logic
Execution time: 0.0033390522003174