INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi ofendon  rëndë 2 policët që i thyen kabinën elektrike [FOTO]

Stresi ofendon rëndë 2 policët që i thyen kabinën elektrike [FOTO]

Publikuar më: 13:13 22-09-2016

Ai është shkëputur nga muzika për pak kohë, por kjo nuk do të thotë që të mos flitet për “djalin e keq” sepse shumë nga eksperiencat e jetës së tij janë lajm më vete.

Dihet tashmë që Stresi dhe policia nuk kanë një marrëdhënie dhe aq të mirë dhe kjo u tregua për të disatën herë në rastin e ndodhur disa orë më parë. Dy policë të cilët qarkullonin në këmbë, kanë thyer kabinën elektrike afër shtëpisë së reperit duke menduar se aty fshihej lëndë narkotike. “Idiotë! Jam 29 vjeç dhe kurrë nuk më ka kapur policia me asnjë lloj lënde narkotike. Nëse doni hapni dhe shihni kompjuterin tim a kam dosje për kanabis apo kokainë. Si mendoni se mund ta fsheh drogën aty? Ata që e kanë bërë janë dy legena që ecin nëpër lagje dhe që sillen vërdallë sa për të marrë rrogën  sepse policia që njoh unë, nuk e bën këtë””, tha Stresi shumë i revoltuar. 

Article Logic
Execution time: 0.0032918453216553